spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
21:09
HomeInteresanteNjihuni me hotelet më të njohura të ndërtuara nga akulli

Njihuni me hotelet më të njohura të ndërtuara nga akulli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërtohen në çdo dimër dhe zhduken me ardhjen e pranverës.

Janë hotelet e akullit që po kthehen në një nga përvojat më të pazakonta dhe më të kërkuara të turizmit dimëror.

- Advertisement -

Tarifat zakonisht nisin nga rreth 400 euro për natë në hotelet prej akulli, ku vizitorët flenë në shtretër të ndërtuar nga uji i ngrirë i lumenjve.

Në ICEHOTEL 36 që ndodhet në veri të Suedisë, ka 12 suita, nga një bibliotekë e ngrirë e gdhendur në mure.

- Advertisement -

Vizitorët flenë mbi shtratin e izoluar termikisht, ndërsa ambientet e banjove janë të ngrohta dhe të ndara.

Modele të tjera ndryshojnë në koncept, por jo në komoditet.

Apukka Resort afër Rovaniemit ofron xham të ngrohur për të parë Dritat Veriore.

Hôtel de Glace në Kuebek, kombinon dhoma të gdhendura me sauna dhe xhakuzi, ndërsa në ICEHOTEL shërbehen edhe menu degustimi me produkte lokale, ndonjëherë edhe mbi blloqe akulli.

Si ndërtohet një hotel nga akulli?

Akulli mblidhet në fund të dimrit ose fillim pranvere nga lumenjtë përreth dhe ruhet. Punimet nisin kur temperaturat bien nën zero, zakonisht në nëntor.

Lista e hoteleve më të njohura:

  • Jukkasjärvi, Suedi (ICEHOTEL 36): nga rreth 600 euro për dy persona, përfshirë pajisje termike dhe mëngjes.
  • Zermatt, Zvicër (Iglu-Dorf): nga 450 euro për dy persona, me darkë dhe mëngjes.
  • Laplandë, Finlandë (Apukka): nga 400 euro për një natë.
  • Québec, Kanada (Hôtel de Glace): nga 500 euro për një natë.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat