spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeInteresanteNjihuni me muzeun i hapur ekskluzivisht për të qeshur!

Njihuni me muzeun i hapur ekskluzivisht për të qeshur!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kryeqytetin e Kroacisë në Zagreb, është hapur për vizitorët muzeu i parë i dedikuar ekskluzivisht për të qeshur vizitorët i quajtur “HaHaHouse”.

Ai u hap më 10 janar, Ditën Ndërkombëtare të të qeshurit.

- Advertisement -

Atraksioni kombinon humorin, artin dhe teknologjinë dhe është projektuar nga një ekip stilistësh, arkitektësh, artistësh dhe ekspertësh vendas dhe të huaj.

Muzeu synon të bëjë të qeshin vizitorët e të gjitha moshave, pavarësisht nga preferencat e tyre përsa i përket humorit.

- Advertisement -

Në HaHaHouse, ju presin instalacione lozonjare dhe shfaqje interaktive që inkurajojnë vizitorët të marrin pjesë dhe të kalojnë mirë.

Megjithatë, përpara se të hyjnë, ata duhet të kalojnë përmes një skaner lumturie, të ndjekur nga dezinfektimi dhe më pas larja paraprake.

“Kemi çdo lloj larjeje që është aktualisht në botë. Ofrojmë larjen e trurit, pastrimin e parave, ndërsa nga larja e tretë vjen oktapodi i shoqërisë dhe po të shikosh më nga afër mund të gjesh një portal të ashtuquajtur Happy është centrifuga e jetës”, shpjegon Andrea Golubić, themelues i muzeut.

Një botë bardh e zi e punuar me dorë
Portali i lumtur është në fakt një rrëshqitje spirale që i çon vizitorët në këndin e lojërave të të qeshurit.

Ekziston edhe një botë bardh e zi, vepër e një artisti nga Venezuela.

“Kemi punuar për projektet për 2 vjet dhe në këtë dhomë për rreth 3-4 javë, gjithçka është bërë me dorë”, tregoi artisti, Patricio Alejandro Aguero Marino.

Golubić e mori idenë për projektin në një përpjekje për të rikthyer gëzimin dhe lumturinë te njerëzit në kohë plot stres dhe lodhje, gjatë bllokimit të COVID-19.

HaHaHouse shpreson të ndihmojë në shëndetin mendor të njerëzve, duke ofruar një mundësi për të qeshur, relaksim dhe lidhje përmes situatave të jetës së përditshme, duke ofruar një pushim nga stresi dhe përditshmëria monotone, theksojnë themeluesit e muzeut.

Heronjtë e librave komikë, z. H dhe Koka – janë të vetmet guida muzeale.

Në seksionin edukativ të muzeut, vizitorët kontrollojnë se cili lloj humori, nga 20, vlen për ta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat