Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e së martës, nominimet u bënë në formë të hapur, pra nga salloni, pa pasur nevoj banorët të shkonin në dhomën e rrëfimit.
Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse.
Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.
Ndërkohë, u bë e ditur se të shtunën, do të zbulohet data e finales së spektaklit.



