spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:27
HomeKosovaNormalizimi me Kosovën, kusht për avancimin e Serbisë në BE

Normalizimi me Kosovën, kusht për avancimin e Serbisë në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hapja e grupit të tretë të kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të merret në konsideratë pasi ky vend të bëjë përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit – kapitujt 23 dhe 24 – si dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu është thënë në versionin e përditësuar të draft-konkluzioneve për Serbinë, të cilat do të diskutohen të premten nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Në këtë dokument përsëritet se përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit”.

Konkluzionet për zgjerimin duhet të miratohen në nivel ambasadorësh dhe më pas të miratohen formalisht në takimin e ministrave për Çështje Evropiane, që do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.

- Advertisement -

Negociatat mes Brukselit dhe Beogradit për anëtarësim të Serbisë në bllok, janë të ngrira kryesisht për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e palës serbe.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021.

Hungaria, e cila kryeson Bashkimin Evropian deri më 31 dhjetor, e ka lënë të hapur mundësinë për hapjen e grupit të tretë të kapitujve për Serbinë, për të cilin Komisioni Evropian konsideron se vendi është teknikisht i gatshëm.

Megjithatë, Hungaria është përballur me rezistencë nga një numër i caktuar shtetesh anëtare që, përveç problemit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, këmbëngulin për përparim në sundimin e ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton REL.

Për çdo vendim mbi mundësinë e hapjes ose mbylljes së kapitujve apo grupit të kapitujve në procesin e anëtarësimit, është i nevojshëm pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndonëse ka aplikuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat