spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
18:04
HomeInteresanteNorvegjia avancon drejt finalizimit të projektit më interesant në botë

Norvegjia avancon drejt finalizimit të projektit më interesant në botë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Norvegjia po vazhdon ndërtimin e një prej veprave më ambicioze të inxhinierisë moderne.

Projekti i quajtur Rogfast, i cili tashmë është në fazë të avancuar pune, pritet të bëhet tuneli rrugor nën det më i gjatë dhe më i thellë në planet.

- Advertisement -

Ai ka një gjatësi prej 26.7 kilometrash dhe një pikë që zhytet deri në 392 metra nën nivelin e detit, tuneli do të lidhë zonat Randaberg dhe Bokn, duke eliminuar nevojën për lundrime me tragete në rajon.

Rogfast është pjesë kyçe e autostradës së ardhshme E39, një korridor strategjik prej 1.100 kilometrash që synon të lidhë jugun me veriun e Norvegjisë pa ndërprerje detare.

- Advertisement -

Përmes dy tubave të veçantë me qarkullim në një krah, udhëtimi aktual do të shkurtohet në rreth 35 minuta.

Kostoja totale e projektit kap 20.6 miliardë korona norvegjeze (rreth 1.75 miliardë euro).

Pas një pauze në vitin 2019 për shkak të rritjes së kostove të ndërtimit, punimet rifilluan në vitin 2021 dhe vazhdojnë pa ndërprerje.

Tuneli pritet të hapet për qarkullim në vitin 2031, ndërsa funksionimi i plotë mund të zgjasë deri në 2033.

Punimet zhvillohen në kushte ekstreme, përmes shkëmbinjve të fortë, duke përdorur metodën e shpimit dhe shpërthimit.

Gjithashtu, po ndërtohet një nyje nënujore 250 metra e thellë që do të lidhë tunelin me ishullin Kvitsøy.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat