spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
11:53
HomeKosovaNuk i ka votat, por insiston; Kurti: Emri i Albulena Haxhiut nuk...

Nuk i ka votat, por insiston; Kurti: Emri i Albulena Haxhiut nuk diskutohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë.

Sipas tij, partitë ish-opozitare padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundësojnë kuorumin.

- Advertisement -

Duke komentuar kandidaturën për kryetare të Kuvendit të Albulena Haxhiut, Kurti u shpreh se emri i saj nuk është aspak në diskutim dhe se bllokimi po bëhet nga partitë ish-opozitare përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E, përgjigja është votimi i fshehtë për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin”, ka theksuar Kurti.

- Advertisement -

Ndërkohë, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Të dielën ka dështuar përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat