spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:24
HomeKulturëShowBizNuk ka më miqësi mes Gjestit dhe Rozanës, vazhdojnë debatet e ashpra

Nuk ka më miqësi mes Gjestit dhe Rozanës, vazhdojnë debatet e ashpra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Miqësia mes Gjestit dhe banores Rozana Radi ka kaluar në një fazë krize, duke u shndërruar në rivalitet për shkak të lojës dhe çmimit të madh në programin “Big Brother”.

Pasi kanë qenë miq të ngushtë dhe të pandashëm, situata ka ndryshuar dhe banori nga Kosova i ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.

- Advertisement -

Në një moment, ai i ka thënë Rozanës se po e bezdis dhe duhet të kuptojë që nuk duhet ta ndjekë kudo që ai shkon.

“Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”.

- Advertisement -

Ai shtoi;

“Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjes mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”.

Nga ana e saj, Rozana e kundërshtoi këtë qëndrim dhe i hodhi poshtë akuzat, duke i dhënë përgjigje të gjitha këtyre komenteve.

Tensionet mes tyre janë rritur, duke i shtuar më shumë dinamizëm lojës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat