spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:59
HomeKulturëShowBizNuk ka qetësi mes Xhenetes dhe Gjestit, ky i fundit paralajmëron sërish...

Nuk ka qetësi mes Xhenetes dhe Gjestit, ky i fundit paralajmëron sërish skandal

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy banorët e shtëpisë së BBVK3, Xheneta dhe Gjesti kanë biseduar me njëri-tjetrin lidhur me raportin e tyre kohëve të fundit.

Xheneta gjersa diskutonin i kërkoi distancë fizike Gjestit.

- Advertisement -

“Nuk dua me të pa keq”, i tha Gjesti, ndërkohë që Xheneta i kërkoi të mos flasë gjëra që i ka dëgjuar edhe më parë e që sipas saj janë vetëm shfaqje.

“Jo këto fjalë që i kam ndi më herët. Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi, dhe nuk i bi pishman hiç që të kam largu prej meje”, u shpreh Xheneta.

- Advertisement -

“Mos u merr me mua!” i tha ajo, derisa Gjesti u shpreh i bindur se e njëjta nuk mundet pa të.

“Unë e di që ti pa mua nuk mundësh!”, i tha Gjesti, Xhenetës.

Por, Xheneta është treguar e drejtpërdrejt me Gjestin, duke i thënë se nuk do të mund të bashkohen më.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, amo ti ke ndaj meje”, është shprehur Gjesti, por Xheneta e ka mohuar këtë gjë.

“Ti kurrë atë buzë timen s’mund ta prekësh më. Mos thuaj “ta ha buzën” se s’mund ta prekësh më”, është shprehur Xheneta.

Kjo e fundit është kritikuar nga Driloni, i cili e kritikoi për sjelljet e saj ndaj Gjestit.

Driloni e pyeti se pse po sillet keq me të, pasi thotë se kur kishte nevojë për të kishte sjellje tjetër.

“Kur ke pas nevojë për të nuk je sjellë keq me të, tani që s’ke nevojë për të po sillesh keq”, i tha Driloni.

“Ka shumë gjëra që nuk i di, sepse me ty si kam folur asnjëherë. Unë e kam pëlqyer Gjestin në fillim që ka qenë super energjik kur unë kam deshtë mu largu nga ai, njëra ka qenë që kam deshtë të reflektoj dhe e dyta që ky mund të luaj edhe pa mua. Sa i përket meje kur ai ka nevojë për mua unë do jem afër tij”, u shpreh Xheneta.

Ndërkohë, gjersa ata po diskutonin, Gjesti paralajmëroi një skandal.

“Unë dua me bo një veprim skandal”, tha ai, teksa thekson faktin që është i mërzitur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat