spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
15:01
HomeKosova“Nuk ka sfidë që më tremb” - Abdixhiku, kandidati i LDK-së për...

“Nuk ka sfidë që më tremb” – Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka denoncuar popullzimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ku pritet të konfirmohet kandidatura e tij për kryeministër.

Lumir Abdixhiku u tha anëtarëve të partisë se “ka ardhur koha të bashkohemi”.

- Advertisement -

“Nuk ka barrë që më rëndon, nuk ka sfidë që më tremb, nëse në këtë betejë jemi bashkë”, tha ai.

Kandidatura për kryeministër, tha se është “përgjegjësi e madhe”, por ftoi për unitet dhe “besim të përbashkët”.

- Advertisement -

Kosova, tha ai, ka nevojë edhe për mërgatën.

Ai përmendi tri shtyllat themelore mbi të cilat tha se fokusohet LDK-ja. E para: stabiliteti institucional.

“Nuk mund të ecim përpara më me kriza”, tha ai, duke kërkuar që “ta bëjmë shtetin”.

“Kosova nuk është pronë e askujt. Kosova është shtëpi e të gjithëve”, tha ai.

Si shtyllë të dytë, Abdixhiku përmendi rrugën euroatlantike të vendit.

“Kosova duhet ta gjejë rrugën e saj për në NATO”, tha ai ndër tjerash, ndërsa përmendi edhe rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në kritikat e tij për qeverisjen e deritanishme, ai përmendi masat ndëshkuese të BE-së për vendin.

Shtylla e tretë tha se është zhvillimi ekonomik. Premtoi projekte të mëdha e paga më të larta, si gjëra që mund të bëhen.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat