spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:01
HomeSportNuk kanë të ndalur problemet me gjykatat për McGregor

Nuk kanë të ndalur problemet me gjykatat për McGregor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Conor McGregor, ylli irlandez i arteve marciale të përziera (MMA), është paditur në një gjykatë civile federale të Shteteve të Bashkuara nga një grua, që e akuzon për sulm seksual në Miami gjatë një ndeshje të NBA, në qershor të vitit 2023.

Fillimisht, rasti u trajtua nga zyra e prokurorit të qarkut të Miami-Dade, që përfshin zonën metropolitane të Floridës, por atje vendosën të mos e akuzonin McGregor, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme.

- Advertisement -

Pas këtij vendimi, “procedura civile është e vetmja mundësi ligjore në këtë rast”, shpjegoi avokati i gruas së paditur, James Dunn.

Në aktin e padisë së depozituar të martën, gruaja akuzon sportistin 36-vjeçar për sulm seksual në një banjë të “Kaseya Center”, stadiumit të skuadrës së basketbollit, Miami Heat.

- Advertisement -

Avokatja e McGregor, Barbara Llanes, tha se “pas një hetimi të detajuar, prokurori arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ndjekur penalisht klientin tim. Pas gati dy vitesh dhe pas tre avokatëve, ankuesja ka një version të ri të rrejshëm. Jemi të sigurt se edhe kjo padi do të hidhet poshtë”.

Gruaja që kishte bërë denoncimin dy ditë pas ngjarjeve të dyshuara, ka paditur gjithashtu menaxherin e “Kaseya Center” për neglizhencë.

McGregor është një nga emrat më të njohur në ligën profesionale të MMA, “Ultimate Fighting Championship” (UFC).

Sipas revistës “Forbes”, ai ishte sportisti më i paguar në vitin 2020, me 180 milionë dollarë fitime.

Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e Lartë e Dublinit e urdhëroi atë t’i paguante 248.603 euro dëmshpërblim një gruaje 35-vjeçare, që e kishte paditur për “përgjysmim dhe rrahje brutale”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat