spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:26
HomeRajoniShqipëriaNuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, Berisha: S’më kanë thirrur...

Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, Berisha: S’më kanë thirrur më herët, kishin frikë nga…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte sot në SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Ai ka sqaruar se nuk u paraqit për thirrjen e prokurorëve të posaçëm në lidhje me “21 janarin” pasi nuk ka marrë asnjë njoftim.

- Advertisement -

Sali Berisha: Njoftim quhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orë dhe datë e të më dorëzojë një letër, raportojnë mediat në Shqipëri.

Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektronike. Një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë.

- Advertisement -

Në bisedat e mia në Whats App apo sinjal, nuk më ka ardhur asgjë.

Nuk më kanë thirrur asnjë herë sepse kanë pasur frikë nga dëshmia ime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat