spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
08:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025Numërimi i votave i përfunduar, PZAP shqyrton aktualisht një ankesë

Numërimi i votave i përfunduar, PZAP shqyrton aktualisht një ankesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me shumicën e votave dhe ulëseve në Kuvend.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Ndërkohë në PZAP, ka bërë të ditur për RTK-në se aktualisht kanë vetëm një ankesë të pashqyrtuar, ndërsa brenda afateve kohore do të merret vendimi mbi të.

Numri total i ankesave që ka pranuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa prej fillimit të procesit zgjedhor të 28 Dhjetorit është 69 ankesa, tha ud.drejtori i sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.

- Advertisement -

Me përfundimin e këtij procesi, KQZ ka bërë të ditur se është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e procesit të numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Publikohet lista e 120 deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat