spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
18:22
HomeKosovaZgjedhjet 2025Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, rezultatet për kandidatët për kryeministër deri...

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, rezultatet për kandidatët për kryeministër deri më tani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

44.19% e votave të diasporës apo 19 kuti nga 43 të tilla janë numëruar deri më tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, aktualisht prin me 2886 vota. Partia e tij ka 81.89 % të votave të diasporës.

- Advertisement -

I dyti me më shumë vota është kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 255. Partia e Abdixhikut ka 7.21% të votave.

Me një dallim të vogël nga votat e Abdixhikut qëndron kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, me 203 vota. 114 vota mori lideri i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa partia e tij ka 5.75%.

- Advertisement -

Ndërkaq, kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka 48 vota. Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 28 vota.

Ky koalicion ka 1.54 % të votave të diasporës.

Përditësimi i fundit në faqen e KQZ-së është bërë mbrëmë në orën 23:48.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat