spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
10:37
HomeKosovaZgjedhjet 2025Numërimi i votave për kandidatët për deputet nis nga ora 16:00

Numërimi i votave për kandidatët për deputet nis nga ora 16:00

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.

Ndërkaq, sot me fillim nga ora 16:00, në qendrën “1 tetori” KQZ-ja do të mbajë konferencë për media.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat