Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, mori 433 mijë e 394 vota apo 49,34%.
Partia Demokratike e Kosovës, radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota apo 20,98%.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 13,57% apo 119 mijë e 201 vota.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota apo 5,66%.



