Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ditën e sotme ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.
Nga KQZ është bërë e ditur se në Kosovë janë pranuar 12,018 pako, ku 8,932 janë aprovuar, ndërsa 3,086 janë refuzuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se arsyeja kryesore e refuzimi ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.
Njoftimi i plotë:
Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
Në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.
Procesi i vlerësimit deri më tani:
Të pranuara në Kosovë: 12,018 pako
8,932 të aprovuara
3,086 të refuzuara
Arsyeja kryesore e refuzimit:
Mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.
Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete.
Numri i votuesve të regjistruar për postë për këto komuna: 29,752.
Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.
- Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vnevotime të veçanta dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.
Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.
Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.



