spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:29
HomeBotaEvropaFOTO / Numri i të vdekurve arrin në katër nga sulmi me...

FOTO / Numri i të vdekurve arrin në katër nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në katër të shtunën, sipas gazetës gjermane Bild, pasi një i dyshuar u përplas të premten në një turmë të madhe vizitorësh.

Autoritetet gjermane arrestuan një mjek saudit dhe po e hetojnë atë si të dyshuar, ndërsa mediumi gjerman “Der Spiegel” raporton se ai kishte simpati me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), shkruan Reuters.

- Advertisement -

Kancelarja gjermane Scholz viziton vendin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve, në Magdeburg

Mbi 60 persona u plagosën, disa prej tyre rëndë, kur një automjet kaloi mes turmave të mbledhura në një treg në qytetin qendror, thanë zyrtarët lokalë. Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë i vogël.

- Advertisement -

Policia tha se arrestoi 50-vjeçarin nga Arabia Saudite, i cili jeton në Gjermani për gati dy dekada. Policia nuk e përmendi emrin e burrit dhe nuk ishte e qasshme për të komentuar mbi rritjen e raportuar të numrit të vdekjeve.

Pasojat e sulmit në tregun e Krishtlindjeve, në Magdeburg

Burri punonte si mjek në një qytet aty pranë, thanë zyrtarët lokalë. Policia kontrolloi shtëpinë e tij gjatë natës.

Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai postoi pikëpamjet ekstremiste në llogarinë e tij personale X që kërcënonin paqen dhe sigurinë.

Vendi ku një makinë u përplas në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg në Magdeburg

Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte simpatizuar me AfD. Mediumi nuk tha se ku e mori informacionin.

Agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane nuk ishte e qasshme për koment.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është planifikuar të vizitojë Magdeburgun sot (e shtunë).

Pasojat e sulmit në tregun e Krishtlindjeve, në Magdeburg

Sulmi vjen në një kohë të debatit të shtuar për migracionin dhe sigurinë në Gjermani, e cila po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt.

AfD, aktualisht në vend të dytë pas opozitës konservatore, ka udhëhequr thirrjet për një goditje ndaj migracionit në vend.

Vendi ku një makinë u përplas në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg në Magdeburg

Kandidatja për kancelare e AfD, Alice Weidel, dënoi sulmin dhe tha në X, “Fotografitë nga Magdeburg janë tronditëse! Mendimet e mia janë me të vdekurit dhe të plagosurit. Kur do t’i vijë fundi kësaj çmendurie?”.

Vendi ku një makinë u përplas në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg në Magdeburg

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat