Një krim makabër ka ndodhur në Mal të Zi, të mërkurën, ku tashmë numri i të vrarëve raportohet të ketë shkuar së paku në 10 persona.
I dyshuari është Aco Martinoviq, kanë raportuar mediat në Malin e Zi.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për shkak të tragjedisë në Cetinje, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. Ditët e zisë janë shpallur më 2, 3 dhe 4 janar.
Policia atje është vënë në kërkim të të dyshuarit.
Është raportuar se i dyshuari për vrasje të shumëfishta në Cetinje, Aco Martinović, është lokalizuar në Kompleksin Gornji Obod i mbyllur në një nga sallat. Kjo sipas informacioneve jozyrtare që ka siguruar gazeta Pobjeda. Por, ky informacion që është dhënë edhe në mediat tjera malazeze është korigjuar.
Përsëri njoftohet se Martinoviq është në arrati. Martinoviq kishte nisur krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi arrin në 7
Shtatë persona janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, raporton Radiotelevizoni i Malit të Zi.
Sulmuesi i armatosur, Aco Martinoviq, 45 vjeçar është në arrati, ndërsa Policia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas “Cetinjski List”, pas përplasjes së përgjakshme në një kafene, sulmuesi vrau edhe dy të mitur.
Sipas Radiotelevizionit të Malit të Zi, Martinoviq kishte konflikte të mëparshme me D.K, të cilin e takoi në kafene. Pas grindjes, ai shkon në shtëpi për të marrë armën, kthehet në kafene dhe vret e plagosë disa persona. Më pas, shkon drejt vendit Humci ku vret fëmijët e pronarit të kafenesë dhe një grua.
Sipas informatave të deritanishme, Martinoviq nuk ka lidhje me grupe kriminale të organizuara, por është i njohur për sjellje impulsive dhe është arrestuar më parë për mbajtje të paligjshme të armëve.
Për shkak të mungesës së forcave policore në Cetinje, policia nga Podgorica po mbikëqyr vendin e ngjarjes dhe po kërkon autorin e krimit.
Policia e gjen veturën e të dyshuarit për vrasjen e 7 personave në Mal të Zi
Policia ka gjetur automjetin me të cilin Aco Martinoviq, i dyshuar për vrasjen e 7 personave në Cetinje, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje.
Katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviq janë pranuar në Qendrën Klinike.
Nga Drejtoria e Policisë paralajmërojnë se Martinoviq është i armatosur dhe i rrezikshëm.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë të qetë, të mos dalin nga shtëpitë dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në banesat e tyre.
Publikohet fotografia e të dyshuarit për vrasjen e disa personave në Mal të Zi
Policia publikoi një fotografi të Aco Martinoviqit dhe paralajmëroi se ai ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, pas vrasjes së disa personave në Çetinje të Malit të Zi.
Administrata e Policisë ka njoftuar se Martinoviq ka vrarë të paktën katër persona, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij, pas së cilës ai është larguar i armatosur nga ndërtesa dhe ka ikur.
Administrata policore ka publikuar një fotografi të Aco Martinoviqit, i dyshuar për vrasje të shumta në Cetinje.
Në një deklaratë të policisë, theksohet se në një objekt mikpritjeje, Martinoviq ka vrarë të paktën katër persona, duke përfshirë edhe anëtarë të familjes së tij, pas së cilës ka lënë objektin i armatosur dhe ka ikur.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm dhe njëherë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të shëndoshë në objektet e tyre banesore dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë nga policia se bëhet fjalë për një ngjarje situative që nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë, raporton Vijesti.