spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeKosovaPresidencaNunci Apostolik i Selisë së Shenjtë takohet me Osmanin

Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë takohet me Osmanin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim njoftues Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Republikën e Kosovës, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë.

Osmani e ka uruar Nuncin Bianco për detyrën e re dhe shprehu bindjen se vizita e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

- Advertisement -

“Duke e vlerësuar hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si një arritje të rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, Presidentja shprehu besimin se njohja e pavarësisë së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta me Vatikanin.”

“Gjatë bisedës me Nuncin Apostolik,  Bianco, Presidentja Osmani rikujtoi vizitën në Vatikan dhe takimin e veçantë me Papa Françeskun e ndjerë, duke e cilësuar bisedën me të si një moment të rëndësishëm në zhvillimin marrëdhënieve miqësore dhe respektit të ndërsjellë në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Tutje, Presidentja ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që ta vijojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke u angazhuar për paqen, dialogun ndërfetar, si dhe forcimin e vlerave universale të solidaritetit dhe humanizmit.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat