spot_img
E premte, 6 Shkurt, 2026
00:05
HomeKulturë“Nuse” në premierë - film dokumentar për këngët e grave të Zadrimës

“Nuse” në premierë – film dokumentar për këngët e grave të Zadrimës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Nuse” është filmi dokumentar që sjell në ekranin e madh të kinemasë, këndimin e grave të Zadrimës, si formë kujtese dhe rezistence kulturore.

Ai është krijim i kompozitorit Robert Bisha, i cili gjithashtu sjell muzikë origjinale të kompozuar nga vetë ai, në procese kompozitive elektroakustike.

- Advertisement -

Filmi dokumentar synon të jetë një formë denoncimi ndaj diktaturave të shpronësimit, të identitetit, duke artikuluar një kritikë ndaj sistemeve që përvetësojnë dhe heshtin kujtesën kulturore.

Autori e sjell këtë vepër me konotacion kryesisht etnomuzikologjik, artizanal por dhe politik, historik, duke sjellë kujtesën e tranzicionit.

- Advertisement -

“Nuse” nuk përcjell asnjë ngjarje rituale specifike, por pasqyron arketipin e çdo rituali, i cili reflektohet në këngët e nusërisë. Zërat e grave dhe artikulimet e pasura në thjeshtësinë e tyre monodike, tregimet e disa eventeve historike të përjetuara, poetika shpesh herë edhe mistike e teksteve përmes pasurisë ritmike të dialektit geg, të melizmave dhe minimalizmit strukturor të këngëve, bëjnë që “Nuse” të depërtojë ëmbël në rrëfim.

Dokumentari do të shfaqet sonte në Qendrën e Artit Agimi dhe mbështetet nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL). /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat