spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:59
HomeKosovaDrejtësiaNxitje e përçarjes, i akuzuari pranon fajin, dënohet me gjashtë muaj burg

Nxitje e përçarjes, i akuzuari pranon fajin, dënohet me gjashtë muaj burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se i akuzuar S.C., ka pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Ai është dënuar me 6 muaj burgim, që mund t’i zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e  fajësisë nga S.C., për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen,  duke i shqiptuar të pandehurit gjashtë muaj burgim me mundësinë që të zëvendësohet me gjobë prej 1000 eurosh.”

S.C., “akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat