spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeEkonomiOda Amerikane në Kosovë mirëpret rishqyrtimin e Ligjit për Konsumatorin

Oda Amerikane në Kosovë mirëpret rishqyrtimin e Ligjit për Konsumatorin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e presidentes së Kosovës për kthimin për rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 31 tetor 2024, si përgjigje ndaj komenteve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera të sektorit privat.

Në njoftimin e Odës Amerikane, thuhet se ky subjekt mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.

- Advertisement -

Oda Amerikane thekson se beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës.

“Është imperativ që dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e konsumatorit të mos ndërlidhen me aspekte të tjera rregullative të cilat nuk rregullojnë në mënyrë primare ose specifike fushën e të drejtave të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane beson se kthimi për rishqyrtim i këtij Ligji do të mundësojë marrjen në konsideratë të shqetësimeve dhe rekomandimeve të përfaqësuesve të sektorit privat dhe organizatave që avokojnë për të drejtat e konsumatorëve, si demonstrim i përkushtimit për përpjekje gjithëpërfshirëse ndërmjet të gjitha palëve të interesi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat