spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:42
HomeEkonomiOda Ekonomike Britanike kërkon masa urgjente në sektorin e minierave

Oda Ekonomike Britanike kërkon masa urgjente në sektorin e minierave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Oda Ekonomike Britanike në Kosovë ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme institucionale në sektorin e minierave, duke vlerësuar se zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri ligjore dhe sfida serioze për industrinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Oda thekson se sektori minerar në Kosovë ka nevojë për rikthimin e sigurisë ligjore, forcimin e besimit të investitorëve dhe ruajtjen e kredibilitetit rregullator.

- Advertisement -

Sipas reagimit, çështjet e fundit që lidhen me funksionimin e Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) kanë ndikuar ndjeshëm në procedurat e licencimit, respektimin e afateve ligjore dhe në stabilitetin e përgjithshëm të klimës së investimeve në vend.

Oda Ekonomike Britanike vlerëson se vendimmarrja në kohë, trajtimi i barabartë i ndërmarrjeve private dhe publike, si dhe respektimi i plotë i kornizës ligjore janë thelbësore për të garantuar që Kosova të mbetet konkurruese dhe tërheqëse për investime ndërkombëtare në fushën e eksplorimit dhe zhvillimit minerar.

- Advertisement -

Në fund, theksohet se adresimi i këtyre çështjeve është i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të sektorit strategjik të minierave në Kosovë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat