spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeRajoniMaqedonia e VeriutOhri i shpëton këtë vit futjes në listën e zezë

Ohri i shpëton këtë vit futjes në listën e zezë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rajoni i Ohrit mori edhe një shans – Komiteti për Trashëgimi Botërore i UNESCO-s në Paris shtyu fshirjen e rajonit në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Maqedonia ka afat deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm për të përmbushur rekomandimet nga raportet e mëparshme.

- Advertisement -

Kryeministri Mickoski njoftoi angazhimin e një kompanie që do të shembë ndërtimet pa leje, veçanërisht ato me leje për rikonstruksion që janë shndërruar në objekte banimi.

Ai akuzoi se pas abuzimeve qëndrojnë persona të afërt me pushtetin e kaluar.

- Advertisement -

UNESCO paralajmëroi për dëmtime serioze të vlerave të rajonit për shkak të zhvillimit urban, eutrifikimit të liqenit dhe projekteve infrastrukturore.

Kjo është hera e tretë që Ohri shmang listën e zezë – por edhe shansi i fundit për të shpëtuar trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat