spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
19:00
HomeKulturëShowBizOla i shpreh pëlqimin Jozit, përlotet Loredana

Ola i shpreh pëlqimin Jozit, përlotet Loredana

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një situatë e sikletshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ’’Big Brother VIP Albania 4’’, për banoren e asaj shtëpie Loredana.

Teksa ishte duke u shfaqur një klip, ku protagonistë ishin Ola dhe Jozi duke i shprehur pëlqim njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Për këtë arsye, modelja nuk është ndjerë mirë dhe është përlotur, ndërsa i kthehet keq ish konkurrentes së ’’Përputhen’’ duke i kërkuar llogari.

Ajo u shpreh se e ka vënë re që në fillim këtë pëlqim, ndërsa edhe më herët i ka kërkuar Olës që të mos përfshihej në këtë histori.

- Advertisement -
E pyetur nga Ledion Liço kur e kuptoi pëlqimin e saj, Ola është shprehur se e ka parë në ëndërr dhe e ka vërtetuar.

Ndërkohë Valbona e pyetur me humor nga Ledioni nëse e ka shtyrë Olën drejt Jozit në mënyrë që ta largonte nga Laerti, duke qeshur u shpreh se jo.

Arbri tha në fund me ironi se siç ka nisur, në fund Ola do përfundojë me Valbonën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat