spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:49
HomeKulturëShowBizOlsi Bylyku publikon këngën e re, të gjithë fansat të një mendje:...

Olsi Bylyku publikon këngën e re, të gjithë fansat të një mendje: Ia ka dedikuar Eglit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka publikuar së fundmi një pjesë nga projekti i tij i ardhshëm muzikor dhe të gjithë janë në një mendje: “ia ka dedikuar Eglit”.

Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish-partneren e tij, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4”.

- Advertisement -

“Atribut ti more fajet… Mirënjohje përgjithmonë, pa deshirë me nda detajet. Baby, ma mir po rri silent, le të rikthehen ngjarjet, se kanë mbaru rrahjet. Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata Veç unë ti kam dit’, veç unë ti kam dit’, ty t’mirat e tana. Tash besoj kam merit, veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat”, thuhet në një pjesë të tekstit.

Olsi ka vendosur t’i kthejë përgjigje edhe një komentuesi, i cili e ka akuzuar se po e përdor këtë situatë për të marrë vëmendje.

- Advertisement -

“Pse e shfrytëzon situatën? Hajt se dhe ti same shit je”, i shkroi ndjekësi, ndërsa Olsi ia ktheu: “E mir, na fal! Veç me thuj kur të publikoj nanji projekt që mos të lidhet me situatën”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat