spot_img
E martë, 24 Shkurt, 2026
01:39
HomeKulturë“One Battle After Another” triumfon në BAFTA, Paul Thomas Anderson shpallet regjisori...

“One Battle After Another” triumfon në BAFTA, Paul Thomas Anderson shpallet regjisori më i mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi One Battle After Another ka triumfuar në edicionin e sivjetmë të çmimeve BAFTA Awards, duke rrëmbyer çmimin kryesor për filmin më të mirë. Komedia e zezë me regji të Paul Thomas Anderson, që trajton historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve nga supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara, ishte fituesja e madhe e mbrëmjes.

Përveç çmimit kryesor, Anderson u vlerësua edhe si regjisori më i mirë, duke lënë pas emra të njohur si Yorgos Lanthimos për “Bugonia”, Chloé Zhao për “Hamnet”, Josh Safdie për “Marty Supreme”, Joachim Trier për “Sentimental Value” dhe Ryan Coogler për “Sinners”.

- Advertisement -

Në kategorinë e aktorit më të mirë triumfoi aktori britanik Robert Aramayo për rolin në filmin I Swear, një dramë biografike me regji të Kirk Jones, e bazuar në historinë e vërtetë të një skocezi që jeton me sindromën Tourette. Ndërkohë, çmimi për aktoren më të mirë i takoi Jessie Buckley për interpretimin e saj në filmin Hamnet, duke konfirmuar pritshmëritë si favorite e kategorisë.

Në rolet mbështetëse u vlerësuan Sean Penn për paraqitjen e tij në “One Battle After Another” dhe Wunmi Mosaku për “Sinners”.

- Advertisement -

“Hamnet” u shpall filmi më i mirë britanik, ndërsa çmimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj i takoi produksionit norvegjez Sentimentality. Në kategorinë e animacionit fitoi Zootopia 2, ndërsa “Frankenstein” u vlerësua për dizajnin e kostumeve. Çmimin për efektet vizuale më të mira e fitoi Avatar: Fire and Ash, ndërsa dokumentari më i mirë u shpall Mr. Nobody Against Putin.

Çmimet BAFTA mbahen tradicionalisht para ceremonisë së Academy Awards, e cila këtë vit do të zhvillohet më 15 mars, dhe shpesh konsiderohen si një tregues i rëndësishëm për garën drejt “Oscar”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat