spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:28
HomeTeknologjiOpenAI prezanton super funksionin e ri

OpenAI prezanton super funksionin e ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania OpenAI, ka prezantuar një funksion të ri në mjetin e saj ChatGPT të quajtur Deep Research (Hulumtim i Thellë).

Ky funksion mundëson kërkimin kompleks dhe me shumë hapa në internet për detyra të ndërlikuara – një agjent i ri i AI mund të kryejë brenda disa dhjetëra minutave detyra që njerëzve do t’u merrnin orë të tëra, njoftoi kompania.

- Advertisement -

Sipas OpenAI, ky funksion është krijuar për profesionistët që punojnë në fusha si financat, shkenca, politika dhe inxhinieria, ku kërkohet një hulumtim i thellë, i saktë dhe i besueshëm, raporton TechCrunch.

Përveç kësaj, mund të jetë i dobishëm edhe për ata që bëjnë blerje që kërkojnë analizë të kujdesshme, si blerja e veturave, pajisjeve dhe mobilieve.

- Advertisement -

Ky funksion i ri është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit me abonim në ChatGPT Pro, të cilët për momentin mund të dërgojnë deri në 100 kërkesa në muaj.

Hulumtimi i thellë tashmë është i disponueshëm në faqen e internetit të ChatGPT dhe do të integrohet në aplikacionet mobile dhe desktop brenda një muaji.

Kompania shton se së shpejti do të jetë i qasshëm edhe për përdoruesit e programeve Plus dhe Team.

“Aftësia për të sintetizuar njohuri është thelbësore për krijimin e njohurive të reja. Për këtë arsye, hulumtimi i thellë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë më të gjerë për zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI) dhe mund të ndihmojë në kërkimet shkencore”, thuhet në faqen zyrtare të OpenAI.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat