Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Ferizaj, njoftojnë se kanë ndërmarr veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast ‘Marrje e ryshfetit’ në Ferizaj.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, “se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00) Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej të dyshuarve, vijon njoftimi.
“Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“ ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre”, përfundon njoftimi.



