spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
11:10
HomeSiguriaPoliciaOPERACIONI “DELIVERY” / Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në...

OPERACIONI “DELIVERY” / Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë të koduar “Delivery”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për veprimtari kriminale, përfshirë shpërndarje të narkotikëve dhe krime kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës, pas një pune intensive operative, fillimisht kanë identifikuar dy persona të dyshuar për shpërndarje të marihuanës dhe kokainës në kryeqytet.

- Advertisement -

“Më 25 mars 2026, rreth orës 14:00, të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë Golf 8. Ata kanë tentuar të arratisen me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar sigurinë në trafik, ndërsa janë ndjekur nga policia në drejtim të Fushë-Kosovës dhe më pas Podujevës”.

Ndjekja, sipas policisë, përfundoi në hyrje të Vushtrri, ku policia arriti t’i ndalojë dhe arrestojë.

- Advertisement -

“Gjatë kontrollit të veturës janë sekuestruar mbi 2.2 kilogramë marihuanë dhe një cigare me këtë substancë, ndërsa gjatë rrugës së ikjes, në fshatin Raskovë, është gjetur edhe një paketim tjetër me mbi 1.1 kilogram marihuanë, që dyshohet se është hedhur nga të dyshuarit”.

Në koordinim me prokurorinë, janë realizuar bastisje në katër lokacione në Prishtinë, ku janë sekuestruar sasi të vogla narkotikësh, dy peshore digjitale, mbi 4 mijë euro para të gatshme, valuta të huaja, dy vetura dhe katër telefona mobilë.

Po ashtu, në një veturë tjetër janë gjetur 25 qese me kokainë me peshë rreth 11.9 gramë.

Gjatë operacionit është zbuluar edhe një hapësirë e përshtatur si “Call Center”, ku janë sekuestruar pesë laptopë. Lidhur me këtë rast kanë ndërhyrë edhe njësitë për hetimin e krimeve kibernetike, duke ndaluar një person tjetër, çka e çon në pesë numrin total të të arrestuarve.

Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë antidrogë në bashkëpunim me prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat