spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
21:40
HomeRajoniShqipëriaOpozita në Shqipëri proteston para Kryeministrisë

Opozita në Shqipëri proteston para Kryeministrisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike (PD) zhvilloi sot protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestuesit u grumbulluan nga selia e PD-së drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të PD-së, iu bashkua protestës duke marshuar nga selia blu drejt bulevardit.

- Advertisement -

Protesta vjen pas disa foltoreve të zhvilluara para Kryeministrisë nga Partia Demokratike, pasi sipas opozitës në Kuvend iu mor çdo hapësire kushtetuese.

Përballë godinës së qeverisë, në podiumin e ngritur për protestën, eksponentë të PD-së mbajtën fjalimet para qytetarëve, pasi u luajt edhe himni kombëtar.

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij tha se janë “miliarda euro të grabitura në çdo tender, miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë”.

“Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1.1 milionë shqiptarë. Ata që kanë frikë, ata që kërkojnë të arratisen, ata që fshihen, ata që nuk dalin para njerëzve, janë këta që qeverisin kriminalisht për më shumë se një dekadë”, tha Këlliçi.

“Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re. Kambanat që bien u kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm”, tha ai.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi falënderoi demokratët e pranishëm në tubim.

“Forca juaj është kthyer në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtu sheh madhështor proteste, do të thotë vetëm një gjë, që shoqëria shqiptare ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Në çdo takim me ju demokratë, të stërmunduar kam marrë prej jush vetëm një mesazh ju nuk dorëzoheni të gjithë bashkë në nuk dorëzohemi. Sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë dhe do të na çojmë para për t’u përballur me largimin e qeverisë”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi më tej se “kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie të korruptuar, por për dinjitetin tonë të përbashkët. Ne jemi këtu, sepse korrupsioni po na merr frymën, po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës po na vjedhin të ardhmen”.

“Ne jemi këtu për t’u thënë hajdutëve dhe kriminelëve të Shqipërisë se koha e tyre ka mbaruar. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Asnjë pushtet nuk bie me lutje e me heshtje, pro asnjë pushtet nuk i reziston dot një populli që nuk do të dorëzohet”, tha ai.

Bardhi theksoi se qytetarët do të jenë përballë pushteti deri në largimin e qeverisë

“Qëndresë sot rezistencë nesër dhe fitore së shpejti për Shqipërinë”, tha ai.

Në tubim e morën fjalën me radhë deputetët Elda Hoti dhe Klevis Balliu, i riu Leart Vasili.

Në lidhje me mbarëvajtjen e protestës, policia ndërmori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa qindra efektivë policie u vendosën në terren.

Po ashtu, për shkak të protestës, policia publikoi kufizime qarkullimi në disa akse rrugore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat