spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
10:35
HomeKosovaZgjedhjet 2025Orav: Qeveria e re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë për anëtarësim...

Orav: Qeveria e re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë për anëtarësim në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha për “Associated Press” se qeveria e re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë e njerëzve, shumica e të cilëve aspirojnë t’i bashkohen BE-së.

“Ata e asociojnë Bashkimin Evropian me të drejtat e njeriut, me sundimin e ligjit dhe me një jetë më të mirë. Për ta marrë atë, qeveria e re duhet të punojë shumë, me angazhim të madh. Duhet të bëhen detyrat e vështira, reformat janë të domosdoshme”, tha ambasadori Orav për “Associated Press”, raporton përmes profilit në “Facebook”, Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat