spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
08:57
HomeSportOrik Jashari, “Messi i Kosovës” që po magjeps Barcelonën

Orik Jashari, “Messi i Kosovës” që po magjeps Barcelonën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediumi turk TRT i ka kushtuar një reportazh Orik Jasharit, 7-vjeçarit nga Kosova që po magjeps ekipin e famshëm Barcelona.

TRT shkruan se ai është duke u bërë një fenomen dhe në ekip të gjithë e thërrasin “Messi i Kosovës,” një krahasim që jo vetëm pasqyron talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe ëndrrën që po ndërton për t’u bërë një lojtar i njohur ndërkombëtarisht.

- Advertisement -

Oriku mori pjesë në kampin e Barcelonës të organizuar në Prishtinë, ku konkurruan mbi 300 lojtarë nga mbarë vendi.

Pavarësisht konkurrencës së fortë, ai u përzgjodh si një ndër tre më të mirët, duke e siguruar vendin për një javë trajnimi në shkurt në akademinë e Barcelonës, La Masia.

- Advertisement -

“Kur kam shkuar te kampi i Barcelonës në Kosovë, aty kanë qenë 300 lojtarë, e mua më kanë zgjedhur më të mirin prej tyre”, thotë Oriku, duke treguar emocionin e tij.

Pse e quajnë “Messi i Kosovës”?

Me flokë të gjatë dhe stil loje të ngjashëm me Lionel Messin, Oriku ka fituar këtë epitet nga shokët e tij dhe trajnerët.

“Mua të gjithë kur më shohin më thonë, Messi, Messi, sepse i kam flokët e gjata si Messi kur ishte i vogël”, shpjegon ai.

Por, nuk janë vetëm flokët që i japin këtë emër. Stili i tij i lojës, aftësitë e jashtëzakonshme të driblimeve, shpejtësia dhe teknika e përsosur janë cilësitë që e bëjnë të veçantë.

“Mua më thonë Messi për shkak se dribloj mirë, e kam teknikën dhe shpejtësinë si Messi”, shton Oriku.

Nga Ronaldo te Messi, një histori këpucësh futbolli

Megjithëse idhulli i tij fillestar ishte Cristiano Ronaldo, Oriku nuk ngurroi të përshtatej me atmosferën e Barcelonës.

“Trajneri i Barcelonës më ka parë me këpucë CR7 dhe më tha pse i ke veshur. Ndërsa unë të nesërmen i kam veshur disa të tjera”, rrëfen ai me një buzëqeshje të pafajshme.

Oriku në syrin e trajnerit

Trajneri i tij, Bunjamin Bushi, nuk kursen fjalët e lavdërimit për Orikun.

“Mënyra se si i driblon lojtarët kundërshtarë e bën të veçantë. Shpejtësia, vizioni i tij për lojën, finalizimet dhe goditjet përfundimtare që bën, e dallojnë nga gjenerata e tij. Për këtë arsye, e kemi aktivizuar edhe me gjenerata më të mëdha, si ato të vitit 2014 dhe 2015, ndonëse ai është vetëm 7 vjeç”, thotë trajneri.

Një ëndërr e madhe për të ardhmen

Pavarësisht moshës së vogël, Oriku ka një vizion të qartë për të ardhmen. “Unë kur të rritem kam dëshirë të bëhem lojtar i njohur”, thotë ai me vendosmëri.

Pjesëmarrja e tij në kampin e Barcelonës është vetëm fillimi i një udhëtimi që mund ta çojë drejt majave të futbollit ndërkombëtar.

Dhe ndërsa Kosova pret me krenari suksesin e tij, bota e futbollit duket se po përgatitet të mirëpresë një yll të ri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat