Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje në Bruksel, mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Osmani, në një postim në Facebook, bëri të ditur se në këtë samit ka biseduar me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së dhe ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe kjo mbetet një angazhim i çdoditshëm.

“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm; Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe dhe pavarësisht sfidave”, shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:
* E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;
* Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;
* Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;
* Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.
🇽🇰🇪🇺



