spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
07:01
HomeKosovaOsmani bisedon me telefon me emisaren britanike, temë edhe formimi i qeverisë

Osmani bisedon me telefon me emisaren britanike, temë edhe formimi i qeverisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Osmani përmes një shkrimi në “X” njoftoi se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, të cilat, sipas saj, dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.

- Advertisement -

Presidentja ngriti edhe shqetësime serioze për ndërhyrjet e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor, duke theksuar se veprime të tilla godasin në zemër të demokracisë.

“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një reagim të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Osmani.

- Advertisement -

Në bisedë u trajtuan gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe thellimit të agjendës strategjike dypalëshe mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat