spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
09:31
HomeKosovaOsmani dhe kryediplomatja kanadeze bisedojnë mbi sigurinë në Kosovë

Osmani dhe kryediplomatja kanadeze bisedojnë mbi sigurinë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Kanada në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Mélanie Joly.

Sipas njoftimit presidencial, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon e për mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

- Advertisement -

Gjithashtu, bëhet e ditur se Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly. Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat