spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:47
HomeKosovaOsmani dhe Prattipati diskutojnë për krizën institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit

Osmani dhe Prattipati diskutojnë për krizën institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Takimi u zhvillua një ditë pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, e cila u mbajt mbrëmjen e kaluar në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

- Advertisement -

Me këtë rast, Osmani e uroi sërish Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin e konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr. KO124/25.

- Advertisement -

Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat