spot_img
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
09:03
HomeKosovaOsmani diskuton me ambasadorin britanik për ngërçin parlamentar dhe sigurinë rajonale

Osmani diskuton me ambasadorin britanik për ngërçin parlamentar dhe sigurinë rajonale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Osmani dhe Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner strategjik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat