Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndrojnë në një vizitë në Doha të Katarit.

Ata kanë vizituar ekspozitën dhe konferencën Globale të Milipolit për Atdheun dhe Sigurinë Publike.

“Në Doha, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.



