spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
04:17
HomeKosovaOsmani: Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i rëndësishëm i Kosovës

Osmani: Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i rëndësishëm i Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka zhvilluar diskutime për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Osmani e ka falënderuar homologun e saj për lidershipin vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve për Kosovën, që nga periudhat më të vështira e deri më sot.

- Advertisement -

Ajo ka theksuar se përgjatë viteve është ndërtuar një epokë e re bashkëpunimi, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe kontributet e rëndësishme të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit, njofton zyra për informim e Presidencës.

Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Emirateve në sektorin e shëndetësisë, përfshirë vazhdimin e projektit për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë, i cili bazohet në dakordimin e mëhershëm mes dy palëve.

- Advertisement -

Po ashtu, bëhet e ditur se presidentja ka vlerësuar lart mirëkuptimin dhe mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në sektorë të tjerë zhvillimorë, të cilat janë prezantuar gjatë vizitës zyrtare.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka thënë Osmani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat