spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:54
HomeKosovaOsmani ftohet nga Macron në rihapjen e Notre Dame, i pranishëm edhe...

Osmani ftohet nga Macron në rihapjen e Notre Dame, i pranishëm edhe Trump

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris ku janë ftuar shumë liderë botërorë.

Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi Presidenca.

- Advertisement -

Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.

“Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat