spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKosovaPresidencaOsmani godet qeverinë: Refuzojmë heqjen e tarifës ndaj SHBA-së, Serbisë ia mbajmë...

Osmani godet qeverinë: Refuzojmë heqjen e tarifës ndaj SHBA-së, Serbisë ia mbajmë tarifën zero

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vjosa Osmani ka folur për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.

Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.

- Advertisement -

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

- Advertisement -

“Unë pash në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat