spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKosovaPresidencaOsmani homazhe në memorialin e dëshmorëve në Vrellë të Istogut

Osmani homazhe në memorialin e dëshmorëve në Vrellë të Istogut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja eKosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se ky memorial është vend i kujtesës, por, siç thotë ajo, edhe themel i Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.

- Advertisement -

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot. Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat