spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
18:30
HomeKosovaOsmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese, “tash e tutje, le të...

Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese, “tash e tutje, le të flasë populli!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Ajo tha se këtë hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.

- Advertisement -

Sot është afati i fundit kur duhet të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit për të shmangur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat