Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmin ndaj Iranit.
“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron pa luhatje me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Osmani ka thënë se dënon sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve të Kosovës në Lindjen e Mesme.
“Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për të dhënë një mundësi lirisë dhe paqes”, tha Osmani.



