spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:34
HomeKosovaDrejtësiaOsmani kërkon drejtësi për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Osmani kërkon drejtësi për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Republikes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Xhemail Mustafën, të cilin e ka cilësuar si një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.  Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit”, ka shkruar presidentja.

- Advertisement -

Ajo ka thane se vrasja e Mustafës mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, përfundon Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat