spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:35
HomeKosovaPresidencaOsmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, tha se në takim me kryeministrin Luc Frieden ka theksuar nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t’i forcuar marrëdhëniet dhe për t’i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit.

- Advertisement -

“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t’i forcuar marrëdhëniet dhe për t’i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, shkruan Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Osmani gjatë qëndrimit në samitin e Budapestit ka takuar liderë të vendeve të ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat