spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
09:33
HomeKosovaOsmani: Kosova iu bashkua Francës, Italisë e partnerëve në Koalicionin Evropian kundër...

Osmani: Kosova iu bashkua Francës, Italisë e partnerëve në Koalicionin Evropian kundër drogës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka marrë pjesë në takimin e atij që njihet si Komuniteti Politik Evropian e që është mbajtur në Kopenhagë.

Osmani ka treguar se Kosova i është bashkuar Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e EDAC apo Koalicionit Evropian kundër drogës.

- Advertisement -

“Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë.  Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide”, ka shkruar Osmani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat