spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
14:58
HomeKosovaOsmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë...

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës është “plotësisht i konstituuar” dhe tha se pret që sa më parë të ketë qeveri me mandat të plotë.

Ajo tha se tanimë me mandatimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re tashmë topi është te partitë politike për koalicione.

- Advertisement -

“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit, kjo është varur kryekëput nga partitë politike, por më në fund kemi Kuvend plotësisht të konstituuar”.

Osmani tha se pas kësaj menjëherë ka mandatuar Albin Kurtin dhe se tashmë afatet po rrjedhin.

- Advertisement -

“Nga data që është nominuar ka kohë 15 ditë. Negociatat për koalicione bëhen mes partive politike. Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë që të shtyjë përpara çështjet në interes të vendit”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat