spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
10:22
HomeKosovaOsmani: Masakra e Mitrovicës ishte krim i hapur kundër njerëzimit

Osmani: Masakra e Mitrovicës ishte krim i hapur kundër njerëzimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e 3 – 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, duke thënë se ishte krim i hapur kundër njerëzimit.

“Në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë një nga plagët më të rënda të pasluftës. Në ato ditë të errëta, bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre”, ka kujtuar Osmani.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë: Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme

- Advertisement -

Në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë një nga plagët më të rënda të pasluftës. Në ato ditë të errëta, bandat kriminale serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, plagosën 25 të tjerë dhe dëbuan me dhunë 1 564 familje me gjithsej 11 364 anëtarë nga shtëpitë e tyre.

Ky ishte një krim i hapur kundër njerëzimit, një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e një qyteti dhe për ta zhdukur praninë e shqiptarëve në pjesën veriore të këtij qyteti. Mitrovica qëndroi dhe nuk u thye, ndaj ky krim nuk do të harrohet kurrë dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e pandalshme.

Përulemi para viktimave dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre, ngase e vërteta,  kujtesa dhe drejtësia janë themeli mbi të cilin ndërtohet paqja e qëndrueshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat